-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshime për abuzime mln euro, SPAK shënjestron tatimet dhe doganat

Kryesoret

Pas hetimeve të shumta dhe urdhrave për sekuestrim të pasurive të përfituara përmes korrupsionit apo në bashkëpunim me grupe të strukturuara kriminale, këtë radhë ka vënë në shënjestër Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave pasi dyshohet se zyrtarët publik të këtyre institucioneve kanë abuzuar me mln euro.

Sipas burimeve pranë SPAK mësohet se strukturave të pushtetit vendor dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë mbyllur sytë për vite me radhë ndaj abuzimeve me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme.

Në një përgjigje të SPAK thuhet se kjo dosje po hetohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit