Reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme, duke shtuar rrezikun në zonat që prej ditësh po përballen me probleme nga moti i keq.
Sipas parashikimeve meteorologjike, situata më e rënduar pritet të jetë në jug të vendit, kryesisht në Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Sarandë, ku reshjet do të jenë më intensive deri pas mesnate.
Probleme mund të shfaqen gjithashtu në Durrës dhe Krujë.
Nesër reshjet pritet të vazhdojnë, por me intensitet më të ulët.
Nga e premtja dhe gjatë fundjavës parashikohet ndërprerje graduale e reshjeve dhe stabilizim i motit.









