Sulmet e papritura me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë munguar asnjëherë, ndaj dhe sot u qëlluan 2 pjesëtar të Gardës Kombëtare afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Pas kësaj ngjarje, tepër i shqetësuar ka reaguar presidenti amerikan i shtetit Donald Trump.
“Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore!”, u shpreh Trump.









