-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë dimë deri tani për oficerin e arrestuar me urdhër të Italisë? Detajet

Kryesoret

Prej orëve të para të ditës së sotme SPAK bashkë me BKH-në dhe Forcën Operacionale zhvilluan një aksion për arrestimin e disa personave me kërkesë të autoriteteve italiane. Operacioni është shtrirë edhe në disa vende të tjera. Në total janë 25 urdhër arreste.

Në Tiranë është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Haxhiaj është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet.

Bëhet fjalë për goditjen e klaneve shqiptare, që akuzohen se kanë trafikuar drejt Italisë 1.3 ton kokainë në vitet 2020-2025. Sipas hetuesve, grupi me bazë operative në Shqipëri dhe me degëzime në Itali, dyshohet se ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut duke shfrytëzuar rrugë tregtare që kishin si destinacion portet e mëdha të Europës Veriore.

Nga këto qendra, përveç drogës, administrohej edhe qarkullimi i parave. Shumat e mëdha të parave të përftuara nga shitja e drogës ktheheshin te drejtuesit e organizatës përmes autobusëve në linjat Itali-Shqipëri.

Gjatë hetimit, autoritetet kanë sekuestruar 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë, që në treg do të kishin vlerë rreth 12 milionë euro. Janë duke u kryer mbi 35 kontrolle në të gjithë Italinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit