Dy vajza braziliane, B. B., 24 vjeçe, dhe H. D., 21 vjeçe, u arrestuan në Durrës, pasi dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2 për ushtrimin e prostitucionit dhe përdorimin e drogës.
Një djalë 22-vjeç, K. M., u procedua në gjendje të lirë për të njëjtën veprimtari.
Gjatë kontrollit u sekuestruan para, celularë, pasaporta dhe sasi të vogla lëndësh narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.









