Seanca në GJKKO ndaj ish-drejtorit të Bashkisë, Redi Molla, për dosjen 5D është shtyrë për shkak të mungesës së tij dhe të avokatëve të tij.
Molla ndodhet në arrest shtëpie për arsye shëndetësore, ndërsa avokatët munguan për arsye personale dhe shëndetësore.
Seanca e radhës u caktua më 10 dhjetor.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK pretendon se ka qenë pronar “de facto” i kompanisë 5D Konstruksion, që ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës.









