Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvillon sot mbledhjen e dytë, ku do të diskutohen organizimi i punës, kalendari i aktiviteteve dhe përfshirja e ekspertëve që do të ndihmojnë deputetët gjatë procesit.
Takimi vjen një muaj pas mbledhjes së parë, të cilën e bojkotoi Partia Demokratike, dhe do të marrin pjesë anëtarë të opozitës, përfshirë bashkëkryetarin Luçiano Boçi.









