Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti foli për hapjen e fabrikës së prodhimit dhe ngritjes së municioneve të arsenalit ushatrak në Gjakovë, ku do të fillojë në fund të vitit 2026.
“Në këtë mënyrë, i hapim rrugën ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së këtij lloji në Kosovë e cila do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta shtojë sigurinë tonë dhe do t’i rrisë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse.
Ndërtimi i kësaj fabrike do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga do të dalin në fundin e vitit që po vjen. Përveç fabrikës së municioneve, kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova, u shpreh Kurti.









