-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari për Kodin e ri Penal: Do të jetë me standarte më të mira ndërkombëtare

Kryesoret

Ditën e sotme në Ministrine e Drejtësisë u zhvillua mbledhja ndërinstuticionale për të diskutuar për Kodin e ri Penal.

Në mbledhje të pranishën ishin Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të tjerë.

Nga tryeza e diskutimit Lamallari u shpreh se nevoitet konsultimi sa më i gjërë për sa i përket kësaj çështje.

“Ministria e Drejtësisë garanton një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Ne besojmë fort se në përfundim të kësaj faze të parë të konsultimit të gjerë, do të jetë mundësia e grupit të punës që të gjitha komentet e ardhura me shkrim apo gjatë këtyre tryezave të përpunohen dhe shqyrtohen me kujdes. Më pas do të jepet mundësia për një raund të dytë konsultimesh. Besoj fort se në finale ne do të kemi një produkt shumë cilësor, i cili garanton përshtatjen me nevojat dhe evoluimin e jurisprudencës, por duke harmonizuar këtë Kod të ri Penal me standardet më të mira ndërkombëtare dhe Acquis Communautaire të Bashkimit Europian”, tha Lamallari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit