-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luan Baçi: Qindra hektarë të mbjella nën ujë dhe tonelata mbetje në Seman

Kryesoret

Deputeti Luan Baçi ka denoncuar pasojat e reshjeve të fundit në Fier, ku përmbytjet kanë mbuluar qindra hektarë toka të mbjella, sera me prodhime të ndryshme dhe disa rrugë rurale.

Ai paralajmëroi gjithashtu mungesën e ujit të pijshëm në disa zona dhe daljen e tonelatave mbetjeje urbane në grykëderdhjen e Semanit, duke rrezikuar mjedisin.

Reagimi i plotë:
Reshjet e ditëve të fundit, përveçse kanë mbuluar me ujë hektarë të tërë toka me të mbjella të fermerëve, sera me prodhime nga më të ndryshmet dhe rrugë në shumë zona të Fierit, kanë lënë pa ujë të pijshëm banorët, si në qytet ashtu edhe në fshat, duke sjellë llum dhe baltë në çezmat e tyre. Por kanë nxjerrë në pah edhe tonelata të tëra me mbetje urbane në grykëderdhjen e Semanit, duke ndotur rëndë mjedisin e zonave përreth!
Besoj se Bashkia Fier dhe Ministria e Mjedisit janë në dijeni të kësaj situate të rënduar dhe katastrofike për mjedisin, por si gjithmonë i kalojnë në heshtje skandalet dhe vazhdojnë t’i shfrytëzojnë situatat e krijuara nga natyra për përfitime dhe abuzime sa të mundin, në kurriz të taksave të qytetarëve fierakë dhe gjithë shqiptarëve!
Faktet flasin vetë, kjo është situata në grykëderdhjen e Semanit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit