Vijimi i motit të keq dhe reshjet e dendura të shiut nuk kanë ndalur shfaqjen e problemeve dhe situatave të frikshme të vërshimit të ujit në disa zona të vendit, pikërisht në foto kemi rastin urës që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
“Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave”, u shpreh Sako.









