Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka pritur për takim Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Takimi u bë në kuadër të festave të nëntorit, pasi disa orë më parë presidentja ishte e pranishme edhe në Ditën e Festës në Kazermën e “Adem Jasharit”.
Nga vendi i Prekazit ajo u shpreh se ndihet krenare dhe falenderuese për UÇK-në, si dhe do të jetë kontribuese e përhershme për të ardhmen e ushtrisë së vendit.









