Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër realizuan një video-kartolinë urimi për festat e 28 dhe 29 Nëntorit, duke u veshur me ngjyrat e flamurit.
Videoja është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ajo është përgatitur me shumë dashuri përmes programit “Art dhe Zeje”.
“Mirëmëngjes dhe me këtë urim emocionues nga nxënësit e shkollës ‘Ndre Mjeda’, përgatitur përmes programit ‘Art dhe Zeje’, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.









