Sot në orën 12:30 zhvillohet seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve në GJKKO, pas shtyrjes së mëparshme për mungesë avokati.
Avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar konflikt interesi. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, Kryemadhi me detyrim paraqitje.
Gjykata e Lartë do shqyrtojë po sot rekursin e Metës për masën e sigurisë “arrest në burg”.









