Situata e keqe e motit dhe reshjet e dendura kanë krijuar shqetësim të madh për vendin, për këtë me anë të një postimi në facebook ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi.
Postimi i plotë i Këlliçit
Situata e rëndë e përmbytjeve në Shqipëri është tregues për qytetarë të harruar totalisht nga shteti.
Mijëra hektarë nën ujë, të mbjella dhe ekonomi familjare të shkatërruara, mjerisht edhe humbje në jetë njerëzore. Faktorët natyrorë në Shqipëri shndërrohen në tragjedi në mënyrë të vazhdueshme. Kjo jo si fatalitet hyjnor por si neglizhencë e qëllimshme 12 vjeçare. Mungesat e investimeve në infrastrukturë, në kanalet e kullimit apo në hidrovoret e harruar sjell pasoja të pallogaritshme në jetët njerëzore të prekura nga përmbytjet. Partia Demokratike qëndron për ndihmën urgjente, efikase dhe dëmshpërblimin e plotë të banorëve të lënë në mëshirën e fatit









