-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U fut brenda sistemit të gjobave, pezullohet polici

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për një punonjës të Policisë së Elbasanit.

Masa është vendosur ndaj inspektorit E.Sh., me detyrë në Shërbimin e Trafikut Urban dhe Interurban, i cili ka shpërdoruar detyrën.

Sipas AMP-së, gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, duke kërkuar të dhëna për mjetet rrugore në interes të personave të tretë, në kundërshtim me detyrën dhe rregullat e brendshme të shërbimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit