Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 113-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e saj, ambasada shpreh vlerësimin për miqësinë mes dy vendeve dhe nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për integrimin europian të Shqipërisë.
“Qëndrojmë krah për krah me partnerët tanë shqiptarë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian,” thuhet në urim.









