-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liderët shqiptarë dhe kosovarë nderojnë 113-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë

Kryesoret

Sot Shqipëria feston 113-vjetorin e Pavarësisë, dhe ceremonia qendrore u zhvillua në Sheshin Flamur në Vlorë, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi.

Në aktivitet morën pjesë Presidenti Barjam Begaj, Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Niko Peleshi dhe Kryebashkiakja Brunilda Mersini. Zyrtarët vendosën kurora me lule dhe përkulën para memorialit, duke nderuar themeluesit e shtetit dhe kontributin e gjithë atyre që luftuan për lirinë e Shqipërisë.

Ceremonia u shoqërua me performanca kulturore dhe folklorike, duke rikujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe trashëgiminë e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Festimet vijuan gjatë gjithë ditës me aktivitete në qytet, panaire dhe shfaqje për publikun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit