Ndryshe nga shumë krerë shteti apo homolg të ndryshëm të shteteve që kanë uruar kryeministrin e vendit Edi Ramën për 113 vjetorin e pavarësisë, vjen një paralajmërim më shumë sesa urim nga sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio.
“Partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to”, u shpreh Rubio.
Duke futur në mesazhin festiv termat “kërcënime”, “grupe kriminale ndërkombëtare” dhe “kartele të trafikut të drogës”, ai i çon Tiranës një sinjal të qartë diplomatik për rrezikun e karteleve. Një mënyrë për t’i thënë troç Shqipërisë se mbetet një aleate e NATO-s, por çështja e krimit të organizuar shqiptar në arenën ndërkombëtare nuk është më e negociueshme.









