-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjosa Osmani uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot shqiptarët për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke e konsideruar këtë ditë si bosht të krenarisë kombëtare.

Postimi i plotë:

Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.

Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.

Gëzuar Ditën e Flamurit!

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!

Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit