-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaferri: Administrata ka kthyer korrupsionin në epidemi

Kryesoret

Gjatë mbledhjes në Komisioni e Ekonomisë ishte i pranishëm edhe deputeti i ri i PD-së Besart Xhaferri, i cili përmes një postimi në facebook u shpreh se korrupsioni në administratë është kthyer në epidemi normale.

Postimi i plotë

Manualet 5D dhe 5B nuk ç’rrënjosen nga administrata me ligjin për konfliktin e interesit, por me vullnet politik që kësaj mazhorance i mungon!

Korrupsioni në administratë është kthyer në një epidemi që frymëzohet nga Kryeministri, dhe manualet 5D dhe 5B nuk luftohen vetëm me ligje, por me vullnet politik dhe me mbështetje për instancat e drejtësisë.

Kjo ishte kryefjala e qëndrimit tim gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Nga ana tjetër, evidentova se ky projektligj mund të përdoret për të larguar nga administrata njerëz të aftë që mund të ushtrojnë edhe profesione të lira, dhe vendin e tyre ta zënë kamikazë që janë gati të hedhin firmën në çdo aferë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit