Pas atenatit të bërë ditën e mërkurë me lëndë plasëse në hyrjen e apartamentit në pronësi të reperit shqiptar Azet me banim në Gjermani, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se sulmi nuk ka patur lidhje me të.
“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”, u shpreh reperi shqiptar.
Azet gjithashtu bëri të ditur se ai zotëron disa pasuri të paluajtshme dhe se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është objekti i tij por nuk jeton aty.
Aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.









