Zbardhen detaje të reja nga dosja që ka në qendër të skandalit Igli Haxhiajn, oficer i Forcës së Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka shitur informacion sekret tek trafikantët e kokainës në këmbim të pagesave deri në 15 mijë euro.
Në një prej bisedave të zbardhura nga SkyECC, Haxhiaj informon një person se Denis Myftiu dhe e gjithë familja janë nën përgjim dhe duhet të kenë kujdes se çfarë flasin.
Hetimi nisi të marrë formë kur oficerët e SPAK analizuan komunikimet e SkyECC. Në datën 05.12.2020, Haxhiaj – me kodin HY67U7 – flet me një person të identifikuar si 8AIVIH, ndërmjetës mes tij dhe trafikantit të kokainës Dario Myftiu.
Biseda:
- 8AIVIH: “Çfarë halli ka ky cuni që mund ta ndihmosh?”
- Haxhiaj: “Besoj ai e di që ka një kosto… duhet të jemi në kontakt me mua që mos bjerë në sy.”
- Haxhiaj: “Ti bëjmë gjërat sikur ndodhin rastësisht.”
Po atë ditë, më 05.12.2020, Haxhiaj komunikon drejtpërdrejt me Dario Myftiun (kod 41L8YM), ku sqaron çmimin e shërbimit:
- Haxhiaj: “Jemi 3 veta nga 5 mijë vëlla.” (5 mijë euro për person, pra 15 mijë euro)
- Haxhiaj: “Ti, nusja, nona jote, Asti… i keni telefonat në përgjim. Nëse do info të tjera, bojnë lek.”
- Haxhiaj: “Do i them: kam një info dhe e shes, a e do???”
Më 14.12.2020, Haxhiaj vazhdon ndërveprimet me persona të tjerë të rrjetit:
- Haxhiaj: “Thuaj: si të japë lekët, ja themi ç’ka… sa herë të jemi mbrapa atij ta njoftojmë… O vllai të na japë noi kafe.”
- EC72PV: “Po noi 5€, mos ta vrasim.” (5 mijë euro)
- Persona: “O vlla, ma ço foton e asaj punës… dikush do ta shofi… a ke ndonjë mall të mirë?”
- Haxhiaj: “Kam Holland me 29 mijë euro/kg… t’përzime kam plot me 25.”
- 1UN9CQ: “Do një shok 20 buk në Hollandë…”
- Haxhiaj: “Vllai, këtë ka tani, 28 ma le mua.”









