Një 29-vjeçar nga Puka u arrestua nga policia gjatë operacionit “Varkëtari”, pasi u kap duke transportuar drogë, eksploziv dhe municion luftarak drejt Tropojës.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 1.2 kg kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak dhe një sasi parash. Lënda narkotike dhe eksplozivi dyshohet se u transportuan fillimisht me varkë përmes liqenit, më pas u vendosën në automjet për të shmangur kontrollin policor.
Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet e Kosovës, për të identifikuar personin që do t’i blinte këto materiale.









