-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët grekë vazhdojnë protestat, autostradat mbeten të bllokuara për ditën e dytë

Kryesoret

Protestat e fermerëve në Greqi janë intensifikuar të hënën, duke hyrë në ditën e dytë me bllokada të gjera dhe prani të madhe të makinerive bujqësore në rrugët kryesore të vendit. Traktorët kanë zënë autostradat, duke e ndarë praktikisht Greqinë më dy, ndërsa aksi Athinë–Selanik ka mbetur i pakalueshëm pranë Nikaias.

Dita e parë e protestave u karakterizua nga tensione të forta në Nikaia dhe Platykambos, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Autoritetet përdorën kimikate për të shpërndarë turmën, ndërsa u regjistruan të plagosur dhe tre persona u arrestuan për dhunë dhe rezistencë ndaj policisë.

Edhe autostrada E65 është mbyllur, pasi fermerët e Kardhicës janë vendosur përgjatë saj që prej ditës së djeshme. Për shkak të bllokadave masive, policia po devijon qarkullimin në rrugë të tjera për të lehtësuar trafikun.

Fermerët thonë se nuk do të tërhiqen derisa të kërkesat e tyre të merren parasysh dhe pritet që në mbrëmje të zhvillojnë një takim vendimtar për hapat e radhës. Ndërkohë, mobilizime të reja priten në rajone të tjera të vendit, me paralajmërime për bllokimin e aeroporteve, porteve dhe doganave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit