-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ibrahimaj: Nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Kryesoret

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët ka nisur sot në të gjithë vendin, siç ka bërë të ditur Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Sipas saj, pensionistët që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë, ndërsa ata me pension mbi këtë shumë do të marrin 10 mijë lekë.

Bonusi do të jetë i vlefshëm për t’u tërhequr nga 1 dhjetori 2025 deri më 30 qershor 2026.

Ministrja bëri me dije se nga kjo mbështetje do të përfitojnë gjithsej 762,740 persona, mes të cilëve përfshihen pensionistë të pleqërisë, përfitues të pensionit social, pensionistë të invaliditetit, përfitues të pensioneve familjare dhe kategori që marrin trajtim të veçantë financiar, si minatorë të nëntokës dhe ish-punonjës të ndërmarrjeve ushtarake.

Pagesat do të kryhen gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa përfituesit që nuk e tërheqin bonusin brenda këtij muaji, do të kenë mundësi ta marrin atë deri në fund të qershorit të ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit