-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Kjo është beteja vendimtare

Kryesoret

Kryetari i PD, Sali Berisha,  i është drejtuar nga “Foltorja 2” para Kryeministrisë, kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama kërkon t’i diktojë Gjykatës Kushtetuese, por unë i garantoj se vendimet e diktuara të gjykatës që po bën ti, do t’i paguash shumë shtrenjtë.
Nuk pret Shqipëria.
Nuk jemi ne ata që do presim nga një prokuror apo një gjykatës shpëtimin.
Jo, shpëtimin do ta presin shqiptarët nga ne.
Ne jemi shumë.
Do të jemi edhe më shumë dhe nuk heqim dorë gjer në largimin e Edi Ramës nga qeveria.
Pse shemben rrugët?
A e dini ju qytetarë se çdo tullë e pallatit në pajë të Linda Ramës është vjedhur ju, sepse ai pronari i firmës që ndërtoi pallatin, ka ndërtuar rrugën që shembet Korçë-Qafë Plloçë.
Dhe sa e ka ndërtuar ai?
Me çmim të pesëfishtë, të gjashtëfishtë.
A e mshihini pra ju sa keni paguar pallatin.
10 herë më shtrenjtë keni paguar sarajet e Surrelit.
36 mijë euro paguani shishen e verës të sulltanit këtu.
Çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq për t’i treguar vendin?
E ka mbushur dhe po derdhet kupa.
Ndaj dhe ne sheshin nuk e lëshojmë dhe ne kemi hyrë në betejën vendimtare.
Demokrate e demokratë, kjo është beteja vendimtare.
Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje.
Zgjedhjet dhe votën nuk ia falim kurrë.
Iu garantoj se fitorja është e jona.
Se Rama të ardhme nuk ka.
Se do jetë e shkuara e zezë e këtij vendi.
Ligji, Kushtetuta, liritë tuaja, të drejtat do triumfojnë përsëri.
Të hënën tjetër, përsëri këtu.
Dhe çdo të hënë do ta nisim javën me betejë, dhe nisja e javës me një betejë kundër kryehajdutit të kombit të të gjitha kohërave, është fati i javës, është rruga drejt fitores.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria,” shprehet Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit