Pas delegacionit të Floridas i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, sot do të udhëtojë për në Moskë sipas një zyrtar amerikan.
Udhëtimi i tij në kryeqytetin rus, pritet të takohet me Presidentin Vladimir Putin.
Sipas tij ky takim ka në fokus përpjekjen intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ai shtoi se zyrtarët amerikanë “kanë qenë në kontakt në nivele të ndryshme me palën ruse, por ne gjithashtu kemi një kuptim mjaft të mirë të pikëpamjeve të tyre”.
Nuk është e qartë nëse Kushner do ta shoqërojë Wittkoff në Rusi.
Presidenti Donald Trump tha javën e kaluar se dhëndri i tij mund të udhëtonte me të dërguarin special.









