Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se muajin e kaluar zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.
“Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse.
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s“, thuhet ne njoftim.









