Komuna e Tetovës ka vendosur që datën 1 dhjetor 2025 ta shpallë ditë zie në nderim të këngëtarit Shpat Kasapi i cili vdiq në mesjavë në Itali dhe u varros dje në vendlindjen e tij në Tetovë.
Ky vendim erdhi pas kritikave që janë bërë për mos caktimin e një dite zie pas vdekjes së këngëtarit.
“01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj!
Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare!
Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”, thuhet në njoftimin e Komunës.









