Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nisi javën me një udhëtim diplomatik në Paris, ku u prit në Pallatin Elize nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Takimi mes dy liderëve synon të avancojë përpjekjet për gjetjen e një rruge drejt paqes, në një moment kur lufta me Rusinë po i afrohet vitit të katërt dhe tensionet ndërkombëtare mbeten të larta.
Zelensky theksoi se qëllimi i udhëtimit të tij është gjetja e kushteve për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, deklaroi se lëshimet ndaj Rusisë nuk mund të sjellin fundin e konfliktit, por do ta inkurajonin Moskën të zgjerohej më tej.
Ai shtoi se një version më i qartë i nismës së presidentit amerikan Donald Trump për paqen pritet të diskutohet, duke iu referuar propozimit të paraqitur nga Shtëpia e Bardhë në mesin e nëntorit, i cili ka nxitur një valë të re diplomacie ndërkombëtare.









