Kreu demokrat Sali Berisha, nga selia e Partisë Demokratike në konferencë për mediat, hodhi akuza mbi kreun socialist Edi Rama, teksa e cilësoi si kampionin më të madh të vjedhjeve në europë.
“Ai ka bërë presione më absurde mbi sistemin gjyqësor, ai është bashkëpuntor i karteleve të drogës. Është regjistruas në Guinness, në vend të jepte dorëheqje për vjedhjet më të mëdhja në europë që ka bërë, shkon mbron hajduten deri në Kushtetuese.
Ju bëj thirrje gjyqtarëve, çdo ndërhyrje të Ramës në çështjet e drejtësisë ti hidhet në kosh.
Ai nënshkruan dokumentet për të mbrojtur veten e tij në konventat ndërkombëtare, se për Belindën ai e kishte hedhur në kosh me kohë. Rama kampioni i vjedhjeve në europë”, u shpreh Berisha.









