Deputeti Luçiano Boçi ngriti sot shqetësime të thella në Kuvend lidhur me korrupsionin, mangësitë në drejtësi dhe kufizimin e mundësive të deputetëve për të folur për problemet e qytetarëve, duke paralajmëruar se kjo situatë dëmton besimin publik dhe krijon një hendek mes qytetarëve dhe institucioneve.
Ai kërkoi me urgjencë ndryshimin e rregullores parlamentare për t’u dhënë më shumë kohë deputetëve që të paraqesin hallet reale të qytetarëve dhe të bëhen zëri i tyre.









