Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti Erjon Brace ngriti shqetësimet e qytetarëve të Tiranës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga ministrat për pensionet, shëndetësinë dhe legalizimin e banesave.
“Ky është bonusi i dytë i pensionistëve, sepse një bonus e kemi dhënë në pranverë dhe një këtë tani. Nëse i mbledhim shohim që bëjnë një pension të plotë. Por nëse i mbledhin, do të thoni ju, mjaftojnë? Sigurisht që nuk mjaftojnë. Dhe dua që pensioni të shifet në mënyrë të imtësishme. Këtu ka shumë banorë, ka probleme në kushtet e shëndetësisë, dhe dua ta ngrej këtë problem. Në njësinë nr. 5 kanë hasur shumë probleme, sepse ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati. Kjo vjen si pasojë që kjo klinikë shëndetësore ka ndryshuar. Për mua këto janë shqetësime. Sepse janë dy dhoma të ndara poshtë një pallati dhe mes tyre ato kanë një gomisteri. Dhe shqetësimi i fundit i imi janë banesat në Selitë, për pjesën e legalizimit. Dua që të shihen si banesat poshtë unazës dhe sipër saj. Në këto tre shqetësime që hodha unë dua secili ministër përkatës të marrë masa,” shprehet Braçe.









