Deputeti Tritan Shehu ka kërkuar nga Kuvendi që substanca fostoksinë të shpallet e ndaluar në Shqipëri, duke e konsideruar atë një rrezik serioz për të rinjtë.
Ai u referua konkretisht rastit tragjik të një 15-vjeçari në Elbasan, i cili humbi jetën pas konsumimit të kësaj substance, dhe nënvizoi nevojën për masa të rrepta si në vendet e tjera të botës.
“Një 15-vjeçar humbi jetën në Elbasan pas konsumimit të fostoksinës. Kam kërkuar qindra herë që kjo substancë toksike dhe vdekjeprurëse të hiqet nga farmakopeja bujqësore dhe të ndalohet siç është bërë në shumicën e vendeve të botës, sepse ndjell dëshirën për vetëvrasje tek të rinjtë. Ka alternativa të sigurta që mund të përdoren në vend të saj,” deklaroi Tritan Shehu.
/5pyetjet.al









