-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ta përjashtoni Salianjin? Berisha: Ai ka qëllime personale…

Kryesoret

Gjatë konferencës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet lidhur me nisjen e takimeve nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Berisha ka qenë i prerë dhe i ka quajtur ato takime për qëllime personale, duke u shprehur se PD është parti me Statut dhe me forume.

Sipas liderit të selisë blu çdo aktivitet i zhvilluar jashtë strukturave dhe forumeve të partisë është tërësisht privat dhe nuk ka asnjë ndikim apo lidhje me veprimtarinë zyrtare të forcës politike që ai drejton.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në”, tha Berisha.

Më tej Berisha theksoi se PD funksionon mbi bazën e statutit, institucioneve dhe forumeve të saj, të cilat veprojnë në mënyrë të rregullt. “PD ka dhe do të ketë mbledhjet e forumeve, ka filluar debatin dhe ai do të jetë i hapur për çdo anëtar dhe drejtues”, nënvizoi Berisha.

“Çdo person që për qëllime private organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është i vlefshëm për çdo forcë politike në botë”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit