-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja kush është personi që u bënte presion gjyqtarëve!

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka sekuestuar pasuritë e paluajtshme Nikolla Hafësllari, i akuzuar për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët.

Njoftimi i SPAK

SPAK sekuestron pasuritë e një shtetasi të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ankimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për procedimin pasuror nr.9 të vitit 2025, për të cilin vijojnë hetimet. Procedimi ka të bëjë me sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi.

Shtetasi Hafësllari akuzohet për veprën penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal).

Ankimi  është bërë kundër vendimit nr.18 datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Gjykata e Apelit me vendimin 262, datë 2.12.2025 vendosi:

Ndryshimin e vendimt nr.18, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme së  Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për:

Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:

  1. Garazh me nr 6, kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,
  2. Garazh me nr.7 , kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,
  3. Automjet i markës “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005.
  4. Apartament, nr.19/1, shkalla 2 kati III, me sip totale 87.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.
  5. Apartament, nr 21, shkalla 2 kati III, me sip totale 61.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.

Për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe  përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme ngarkohen administratorët e kësaj agjecie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit