Arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Hëhalla, në pranga 33-vjeçari. Policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin Nevzat Spaho, person me precedentë penalë.
Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.
Ndërkohë po dje u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32 vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha. Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.









