Të dashur miq, pas skandalit të vjedhjes së 50 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë në tenderin e tunelit të Llogarasë nga Ramaduro dhe Lubi Balluku, plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve europianë me kampusin e Kolegjit Europian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të Lubi Mogherinit dhe Ramaduros, kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
E përbashkëta e këtyre dy skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dyja del protagonist kryesor Edi Rama, njëherazi kryeministri më i korruptuar i Europës.
Me një marrëveshje të fshehtë që nuk është publikuar me qeverinë shqiptare, është vendosur të ndërtohet kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit për studentët e Universitetit të Tiranës.
Po kështu, për të vazhduar vjedhjen e parave, Lubi Mogherini dhe Ramaduro me vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është bursa për studentët në Kolegjin e Bryzh, ndërkohë që rroga mesatare në Shqipëri është 5 herë më e ulët se sa rroga mesatare në Mbretërinë e Belgjikës.
Përveç këtyre, me një marrëveshje sekrete që në kundërshtim me ligjin nuk u bë publike kurrë, është ndryshuar edhe destinacioni i Piramidës, e cila me një shumë prej 16 milionë euro u rikonstruktua për të funksionuar si qendër e teknologjisë së lartë për të rinjtë shqiptarë, por i qenka dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në përdorim apo në pronësi – askush nuk e di.
Megjithatë, falë ndërhyrjes së fuqishme të Prokurorisë Publike Europiane, EPPO dhe OLAF, qëndrimi ligjor ndaj Lubi Ballukut dhe Lubi Mogherinit është i ndryshëm.
Në Bruksel, EPPO dhe prokuroria belge arrestuan Lubi Mogherinin dhe bashkëpunëtorët e saj, mbasi atyre iu hoq imuniteti në përputhje me ligjin nga autoritetet kompetente të BE-së, drejtësia nuk u pengua.
Kurse në Shqipëri, pas kërcënimit direkt nga Ramaduro i prokurorit të dosjes Balluku, ai në vend të arrestimit kërkoi pezullimin nga detyra të Lubi Ballukut.
Dallimi në këto skandale thellohet edhe më shumë sepse në një rast unik në historinë e botës, Kryeministri i Shqipërisë e shndërroi Kryeministrinë në zyrën e avokatisë së Lubi Ballukut, për shkak të implikimit të tij direkt, siç faktojnë me dhjetëra e dhjetëra mesazhe në dosjen Balluku që ai i ka dërguar Lubisë Ballukut dhe Ervis Berberit për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Ai vetë paditi në Gjykatën Kushtetuese, në emër të qeverisë, vendimin e Gjykatës Speciale për pezullimin e Ballukut me pretendimin absurd se është vendim antikushtetues – gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Europë apo në botë.
Edi Rama ndërmori këtë akt të pashembullt pas kërcënimeve që mori nga Lubia në takimin 7-orësh në Kryeministri, në të cilin ajo i përmendi urdhrat me mesazhe që Rama i kishte dërguar asaj dhe Berberit për të shpallë fituese të tenderit të tunelit të Llogarasë kompaninë turke me ofertë 190 milionë euro dhe jo kompaninë me ofertë 140 milionë euro, e cila në fakt ndërtoi tunelin, sepse po me porosi të Ramës u zgjodh si nënkontraktore në kundërshtim me ligjin nga kompania fituese e tenderit.
Kështu pra, në rastin e Lubi Ballukut, Rama denoncon pezullimin e saj nga Gjykata Speciale si antikushtetues, antieuropian dhe në mbrojtje të saj i atribuon Komisionit të Venecias opinione që nuk janë kurrë të tij.
Miq, Dosja Rama–Mogherini duket se është shumë më e rëndë se sa dosja e Bryzh-it.
Ndaj, duke shprehur vlerësimin më të lartë për EPPO dhe OLAF, prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, ju bëj thirrje të hetojnë marrëveshjen e fshehtë Rama–Mogherini për Kolegjin Europian në Tiranë.
Ju bëj thirrje të hetojnë të gjitha email-et dhe SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Lubi Mogherinin për këtë çështje dhe në veçanti të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduar Sky ecc, Matrix, të cilët është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.
Shqiptarët do vlerësonin shumë hetimin e lobingut që Mogherini ka bërë për Edi Ramën, për “sukseset” e tij imagjinare dhe mbulimin e mega–skandaleve të tij në Bruksel dhe në veçanti angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare.
Ju bëj thirrje këtyre organeve të hetojnë aferat korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij me fondet e taksapaguesve europianë për bujqësinë, energjinë dhe mjedisin, të denoncuara nga opozita, në interesin më të mirë të taksapaguesve europianë por edhe të qytetarëve shqiptarë që duhet të ishin përfitues të këtyre fondeve që vidhen nga kleptokratët e Tiranës.
Opozita shqiptare, që ka si mision integrimin e vendit në BE, është e gatshme të kontribuojë në zbardhjen e këtyre abuzimeve korruptive nga qeveria e Tiranës.









