Dinamo u fut në derbin me Tiranën pas një periudhe të zbehur, ku në katër ndeshjet e fundit nuk kishte gjetur dot fitoren dhe vuante në finalizim.
Por sfida ndaj bardhebluve ndryshoi gjithçka: blutë shpërthyen me 6 gola, një paraqitje që nuk e kishin dhënë prej vitesh.
Pas kësaj jave, Dinamo ngjitet në vendin e katërt dhe arrin kuotën e 18 golave të shënuar në kampionat, duke u renditur mes sulmeve më produktive të sezonit.
Para saj qëndron vetëm Vllaznia, me një gol më shumë. Fitorja e fundit i ka lejuar blutë të kalojnë në klasifikim Teutën, por edhe skuadrat si Bylisi, Egnatia dhe Elbasani, që kanë shënuar më pak.
Sfida e radhës për Dinamon është kundër Flamurtarit, një ekip që gjithashtu po kalon një periudhë jo të mirë. Në duelën e fazës së parë, kryeqytetasit fituan 2–0.









