-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Shqiptari që vrua gruan në Itali

Kryesoret

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, burri rrahu për vdekje bashkëshorten e tij. 49 vjeçarja e cila ndërroi jetë ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave italiane, 49 vjeçarja Sadjide Muslija është gjetur e pajetë në banesën e saj në në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Roberto të provincës së Ankonës.

Trupi i saj u gjend me shenja të shumta dhune, ndërsa policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, Nazif Muslija, 50 vjeç.

Policia është njoftuar nga punëdhënësi i saj, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë.

Çifti ndodhej në proces divorci, por mediat raportojnë se burri ishte rikthyer të jetonte me të, pavarësisht ndarjes.

Ai rezulton me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje, si dhe disa denoncime të bëra nga 49-vjeçarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit