-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Rama, si Maduro në zemër të Europës

Kryesoret

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka shpërndarë në rrjetin social facebook një artikull të medias amerikane që e përshkruan kryeministrin “Një Maduro në zemër të Evropës”.
Postimi i plotë i Këlliçit:
“Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj narkotrafikantëve dhe lidhjeve të tyre shtetërore ka ardhur duke u ashpërsuar me administratën Trump.
Kartele droge dhe faktorë shtetërorë të lidhur me ta, të cilën pasurohen në mënyrë marramendëse duke injektuar helme si kokaina, heroina apo fentanili në shoqërinë amerikane janë trajtuar me të drejtë si rrezik ekzistencial për sigurinë kombëtare.
Në këtë logjikë, shpallja si organizata terroriste të kartelit Sinaloa, MS13 apo goditja direkte ndaj anijeve të trafikut shtetëror nga Venezuela, janë pasoja të natyrshme.
Në Shqipëri ne përballemi me një situatë të ngjashme.
Grupe të fuqishme narkotrafiku dhe kartele droge të lidhura ngushtë me kupolën e qeverisë shqiptare, e përdorin vendin tonë si bazë të sigurt për operacionet e tyre dhe si parajsë për pastrimin e parave të pista.
Media e njohur amerikane Washington Examiner vë në dukje pikërisht këtë fakt.
Janë tashmë të faktuara lidhjet e drejtpërdrejta të Edi Ramës me kartelin Sinaloa nëpërmjet Luftar Hysës. Po ashtu raportet e pafundme të institucioneve ligjzbatuese perëndimore, mbi trafikun me origjinë nga Shqipëria dhe pastrimin e parave si produkt i këtij trafiku.
Mbetet vetëm të shihet nëse Maduro i Tiranës do të ketë të njëjtin fat me atë të Karakasit, duke u strehuar pas propagandës dhe patetizmit për t’i shpëtuar edhe për pak kohë ndëshkimit.
Megjithatë ajo që dihet është se herët a vonë, fundi i këtyre personazheve, ka qenë, është dhe do mbetet përherë i njëjtë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit