-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Shehu: Skandali Mogherini, Shqipëria ka derdhur 17 milionë euro

Kryesoret

Debat dhe akuza në Kuvend. Deputeti Tritan Shehu u shpreh se çështja e quajtur “skandali Mogherini” kërkon një sqarim të menjëhershëm nga Ministri i Jashtëm dhe parlamenti. Shehu theksoi se Shqipëria ka shpenzuar 17 milionë euro për këtë çështje, një investim politik dhe reklamues të madh, i cili ka shkaktuar tashmë polemika në Komisionin Europian.

“Do të përpiqem të jem sa më i shkurtër dhe konçiz në një çështje që unë mendoj që duhet të involvohet me urgjencë parlamenti, së paku në një informacion nga ministri i Jashtëm. Për një çështje që kryeministri shqiptar është involvuar politikisht shumë dhe ku Shqipëria ka derdhur dhe burime financiare për atë problem i cili ka bërë të shpërthej tashmë një skandal në Komisionin Europian.

E kam fjalën për skandalin e Mogherinit, një aktiviste e të majtës populiste, e cila kërkon padyshim një sqarim në këtë parlament, sepse Shqipëria ka derdhur 17 milionë euro, është bërë një investim politik i madh, një reklamë e madhe dhe ka plasur një skandal i madh. Unë mendoj se parlamenti shqiptar në këto kushte me urgjencë duhet të bëjë sqarime, duhet sqarohet. Ministri i Jashtëm duhet të flasi, ashtu si ndodh në të gjithë parlamentet e botës, të cilët informohen për problemet që lidhen me to.

Pra, unë e konsideroj këtë gjë të rëndësishme dhe propozoj dhe kërkoj nga ju, zoti kryetar, edhe nga deputetët, pavarësisht se ministri për marrëdhënie me parlamentin ishte kundër nga sa pashë, që duhet të informohemi qartësisht për këtë skandal të madh, i cili prek politikën shqiptare, qeverisjen shqiptare, edhe financat shqiptare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit