Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, teksa po hynte në Parlament u pyet nga gazetarët lidhur me situatën brenda PD-së dhe për Foltoren e organizuar dje në Durrës nga Ervin Salianji, ai shpreh se fokusi duhet të jetë tek Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për abuzim me tenderat miliona euro.
“Duhet të përqendroheni më shumë tek 50 mln eurot që vjedh Belinda. Debati në PD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Unë e kuptoj që s’ka debat nga pala tjetër. Rëndësi ka që do jemi përballë qeverisë, aty ku kemi qenë gjithmonë.
Frymëzimi vjen kur vijmë këtu tani dhe ti denoncojmë asaj të gjitha aferat, ka 50 mln euro tek Tuneli i Llogarasë, 80 mln euro tek Tigri 1 dhe Tigri 2, dhe 70 mln euro tek Korçë-Ersekë.
Janë para që po i ikin qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Balliu.









