Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u përmbyll paraqitja e provave nga mbrojtja për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë procesit, dëshmuan ish-diplomatë dhe këshilltarë ndërkombëtarë, ndërsa mbështetësit e tyre organizuan protesta në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Tiranën dhe Strasburgun.
Dosjet përfundimtare dhe konkluzionet e të dy palëve pritet t’i dorëzojnë gjykatës nga 9 deri më 13 shkurt 2026, pas së cilës trupa gjykuese do të tërhiqet deri në 90 ditë për të shpallur vendimin.
Përveç akuzave për krime lufte, ish-presidenti Thaçi përballet edhe me një çështje tjetër për pengim të drejtësisë.









