Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, e cila është nën hetim për mashtrim, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rektore e Kolegjit të Evropës.
Në një deklaratë pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit të enjten, ajo tha: “Sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore.”
Pasi u lirua nga paraburgimi diplomatja, tha se ka besim te drejtësia si dhe do të bashkëpunojë me të.
“Kam besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe besoj se korrektësia e veprimit të Kolegjit do të vërtetohet. Do të jem e gatshme të bashkëpunojë dhe të jap llogari para autoriteteve”, tha Mogherini.









