Vazhdon gjyqi kundër Nuredin Dumanit. Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur nga Nuredin Dumani, i cili në lidhje me këtë ngjarje po dëshmon sot në GJKKO. Ai ka treguar si ndodhi ngjarja në 2012.
“Atë ditë kisha marrë 12 milionë lekë të reja me vete. I vura tek bagazhi i makinës dhe kur u ktheva për të hipur në makinën time ata u futën dhe njëri më goditi.
Zakonisht unë dilja në orën 6:30 nga shtëpia, e kam shtëpinë dy katëshe në lagje Kala. Mora 12 milionë lekë të reja. I kisha në çantë, i futa lekët ne bagazh të makinës. Pastaj u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj më gjuajtën me plumb në gjoks dhe në gju.
Makina ishte e hapur, doja të mbyllja derën e shtëpisë. E pashë makinën e autorëve duke shkuar te makina ime. Ishte një Peugot makina e tyre. Fillimisht më sulmoi njëri pastaj të tjerët. Më goditën me tytë. Kishte disa lloje goditjesh. U ngrita të futesha në shtëpi. Kur vajta te dera humba ndjenjat.
Lekët i morën në moment, ishin disa. U qëllova me armë, pistoletë ishte. Nuk foli njeri. Në shtëpi kisha gruan, personat nuk hynë në shtëpi. Sa isha unë aty nuk i lashë. Mesa pashë tre më goditën, njëri mori lekët. Ishin me kapuç dhe veshje doku blu si uniformë policie, si ato të ndërhyrjes së shpejtë” tha ai.









