Rjeti i Grave të Kosovës përmes një postimi në facebook, ka reagur për gjuhën denigruese të ish-kryetarit të Skenderaj, Sami Lushtakun ndaj deputetes Adriana Matoshit.
Postimi i plotë
Dënojmë fuqishëm gjuhën denigruese, seksiste dhe krejtësisht të papranueshme të përdorur ndaj deputetes Adriana Matoshi nga Sami Lushtaku. Sulme të tilla personale, jo vetëm që ofendojnë një grua të zgjedhur nga qytetarët, por godasin të gjitha gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Kjo retorikë ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore dhe përpiqet të ulë zërin e grave përmes turpërimit e diskriminimit. U bëjmë thirrje institucioneve, partive politike dhe shoqërisë që ta dënojnë këtë gjuhë dhe të angazhohen për një diskurs publik që respekton dinjitetin e secilit person, pa dallim gjinie.









