Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Ervin Salianjin se sallën në Durrës e mbushi me socialistë dhe të pakënaqur. Tha se po mashtron dhe se kjo është lëvizje për interesa personale.
“Një anëtar kryesie ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Nuk ka asnjë deputet, ai anëtar kryesie është në kryesi, në asnjë mbledhje nuk i ka shtruar këto, ka një zonë në Kombinat nuk i ka shtruar. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private.
Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh pasi para jush këto 4 vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Të ndjekësh një axhendë personale është një zgjidhje që unë nuk kam asnjë kundërshtim. A ndiheni i sfiduar? Mos e pyet…(qesh). Ai po ndjek një axhendë personale, të vazhdojë.
I përgëzoj anëtarët e Durrësit që e braktisën. Ata që ishin aty, ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë dhe ishin të tjerë që punuan për partinë Socialiste. Ata që punuan për Ani Dyrmishin do të japin llogari” tha ai.









