Ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është marrë e pandehur nën akuzën për pengim të drejtësisë.
Bushka ka paraqitur kërkesën për pushimin e akuzës, duke argumentuar se mungojnë elementët e veprës penale.
Nëse kjo kërkesë nuk do të aprovohet, ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve ka dhënë kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë, seanca paraprake vijon me paraqitjen e përfaqësuesit ligjorë të shoqërive të përfshira në këtë çështje, përfshirë shoqëritë “Byla” dhe “Aventus”.









